TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Prill 2023, 13:57

Vrasja në Shëngjin/ Ardian Nikulaj kandidat i Tom Doshit për Këshillin Bashkiak në Lezhë, u qëllua nga dy persona

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Shëngjin/ Ardian Nikulaj kandidat i Tom Doshit për

Detaje të reja janë zbardhur rreth të kaluarës së Ardian Nikulajt, biznesmenit 51 vjeçar që u ekzekutua ditën e sotme në një lokal të Shëngjinit. Në vitin 2021, ai kishte kandiduar për postin e deputetit nën partinë e PSD-së, ndërsa gjithashtu rezulton kandidat në listën për këshilltarë bashkiakë aktualisht.

Në vitin 2003, Nikulaj rezulton i dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Ndërsa në 2006-ën është dënuar me gjobë për kontrabandë dhe falsifikim.

Nikulaj, pronar i disa lokaleve u qëllua me armë zjarri në një lokal në pronësi të tij në hyrje të Shëngjinit nga dy persona. Ai ishte babai i katër fëmijëve.

Burime bëjnë me dije se 51-vjeçari ka qenë i vetëm në lokalin e tij “Coral” dhe dyshohet se atentatorët kanë shkuar me motor, kanë qëlluar dhe më pas janë larguar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit apo autorëve. 

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu është paraqitur në vendngjarje pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj pak minuta më parë.

"Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes."-njofton policia. 

Vrasja në Shëngjin/ Ardian Nikulaj kandidat i Tom Doshit për

Lini një Përgjigje