TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Prill 2023, 14:35

Detaje nga ekzekutimi i Nikulajt/ Biznesmeni ishte vetëm në tavolinë, autorët u larguan me 'Range Rover' me targa angleze

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga ekzekutimi i Nikulajt/ Biznesmeni ishte vetëm në

Ardian Nikulaj, i cili u vra në Shëngjin ishte vetëm në tavolinë në lokalin e tij 'Coral'. Autori që e qëlloi për vdekje ishte i maskuar me skafandër motori. Më pas ai dhe bashkëpunëtori i tij u larguan me një 'Range Rover' të Zi me targa angleze. 

Autori ka hyrë brenda lokalit i veshur me jelek fosforeshent dhe e ka qëlluar dy herë me pistoletë. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit apo autorëve.

Çfarë ndodhi sot?

Persona ende të pa identifikuar ekzekutuan ditën e sotme me armë zjarri biznesmenin Ardian Nikulajn, 51 vjeç. Ai po qëndronte në një lokal në pronësi të tij në zonën e shëtitores, në hyrje të Shëngjinit, kur u ekzekutua. Nikulaj ka disa hotele në zonën e Shëngjinit dhe Ranës së Hedhun dhe se është një emër i njohur në zonë. 

Ai po ashtu rezulton se në 2021 ka qenë kandidat për deputet në radhët e PSD. Ai ka qenë kandidati numër 1 në listën e Partisë Social Demokrate ku ka marrë 97 vota. Në formularin e dekriminalizimit që ka dërguar në KQZ asokohe, Nikulaj ka pohuar se është dënuar me 4 muaj më 24 Nëntor të vitit 2003 ndërsa 3 vite më vonë, më 1 Dhjetor 2006, me gjobë.

 

Lini një Përgjigje