
Është publikuar një tjetër foto e autorit që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj, brenda ambienteve të lokalit të tij, “Coral” në pedonale të Shëngjinit.
Në foton e bërë publike autori shihet duke u larguar nga vendi i ngjarjes, me një motor tip skuter me targa të huaja. Ajo që vlen të theksohet nga këto imazhe është se vërteton faktin se autori ka vepruar i vetëm pa ndihmën e askujt në momentin e ekzekutimit.
Ndërkohë që policia ende po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe po shqyrton të gjitha kamerat e sigurisë, të cilat mund të kenë kapur lëvizjet e autorit.
Lini një Përgjigje