TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Maj 2025, 10:31

Në 2 muaj vodhi 5 dyqane, kapet ‘skifteri’ që lëvizte me monopatinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Në 2 muaj vodhi 5 dyqane, kapet ‘skifteri’ që lëvizte

Një 40-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës, ndërsa dyshohet se përgjatë muajit prill dhe në ditët e para të majit ka vjedhur minimalisht 5 dyqane.

I arrestuari është identifikuar si Alban Dalanaj, banues në Ksamil, me precedentë të mëparshëm penalë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur shuma parash dhe sende/artikuj të ndryshëm në 5 dyqane, si dhe ka tentuar të vjedhë në 1 dyqan tjetër.

Rezulton se 40-vjeçari lëvizte me monopatinë.

Njoftimi nga policia

Zbardhen 6 vjedhje/tentativa për vjedhje të dyqaneve, të kryera gjatë muajit prill dhe maj. Identifikohet dhe vihet në pranga 40-vjeçari, i dyshuar si autori i tyre.

40-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas provave të siguruara nga puna hetimore dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, finalizuan operacionin e koduar "Quick Response".

Në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi A. D., 40 vjeç, banues në Ksamil, me precedent të mëparshëm penal.

Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Lini një Përgjigje