TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Maj 2025, 09:01

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, kapet në Greqi shoku i Laert Haxhiut (Detajet)

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, kapet

Një shqiptar, i identifikuar si Ardian Ahmetaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje u arrestua nga autoritetet greke, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. I arrestuari është pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Dyshohet se Ahmetaj, në bashkëpunim me Haxhiun dhe Orges Bilbilin, kanë vrarë në Lushnje shtetasin Besnik Hida. 

Policia e Shtetit bëri të ditur finalizimin e operacionit policor ndërkombëtar “The Wanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion për një shtetas të kërkuar që fshihej në Greqi dhe menjëherë, nëpërmjet Interpol Tiranës, kanë bashkëpunuar me homologët grekë për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe homologëve grekë, në Pire, Greqi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi A. A., 51 vjeç”, njoftoi Policia.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.

Ky shtetas, dyshohet se në vitin 2019, në Lushnjë, në bashkëpunim me shtetasit L. H. dhe O. B., kanë vrarë me armë zjarri shtetasin B. H.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim ekstradimin e ketij shtetasi në Shqipëri.

Lini një Përgjigje