TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Maj 2025, 16:20

Ekzekutimi i 24-vjeçarjes palestineze, Prokuroria e Tiranës kërkesë libanit: Na dorëzoni babain vrasës!

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i 24-vjeçarjes palestineze, Prokuroria e Tiranës

Prokuroria e Tiranës u ka dërguar autoriteteve të drejtësisë libaneze kërkesën për të ekstraduar 49-vjeçarin Fadi Alwan, i akuzuar për vrasjen e të bijës Rayan Alwan. 24-vjeçarja u qëllua për vdekje nga i ati teksa kishin ardhur në Shqipëri si turiste.

Prokurori i çështjes thotë se kërkesa për ta ekstraduar nga Bejruti bazohet në marrëveshjen e reciprocitetit. Kjo kërkesë i është dërguar prokurorit pak ditë pasi palestinezi Fadi Alwan u arrestua në Liban dhe prangosja e tij iu njoftua Shqipërisë përmes Interpolit.

Ndaj babait vrasës, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit në mungesë për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.

Babë e bijë udhëtuan nga gjermania drejt Tiranës dhe morën një shtëpi me qira online, ndërsa u prezantuan si çift. Pesë ditë më vonë krimi u zbulua nga pronarët e hotelit kurse policia e gjeti 24-vjeçaren të masakruar me armë të ftohtë. I dyshuari kishte fshirë çdo gjurmë të vrasjes dhe ishte larguar.

Një kërkesë e dytë që është përcjellë përmes letërporosisë drejt Gjermanisë, prokurori i çështjes kërkon informacione nga të afërm të viktimës mbi problemet dhe konfliktet e mundshme.

Një ndër personat që kërkohet të pyetet është edhe e ëma e 24-vjeçares si dhe të afërm të tjerë. Trupi i Rayan Alwan u tërhoq nga të afërm të saj, të cilat janë në pritje të drejtësisë së dy vendeve.

Lini një Përgjigje