TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Maj 2025, 15:56

Apeli i GJKKO shpall vendimin e ri për Grupin Lazarati, jepet dënimi për 4 anëtarët

Shkruar nga Pamfleti

Apeli i GJKKO shpall vendimin e ri për Grupin Lazarati, jepet dënimi

Gjykata e Posaçme e Apelit ka zhbërë vendimin e datës 21.05.2019 të ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda për grupin e Lazaratit të dënuar në total me 52 vite burg.

4 anëtarët janë dënuar në total me 31 vite burg.

Togat e zeza dënuan përfundimisht me:

10 vite burg dënohet Arbjon Aliko (ishte dënuar me 13 vite burg)

8 vite burg Gurgaz Skënderi (ishte dënuar me 11 vite burg)

8 vite burg Enrik Skënderi (ishte dënuar me 10 vite burg)

4. 9 vite burg Alfred Proko ( ishte dënuar me 10 vite burg në mungesë)

Apeli i Posaçëm zhbëri gjithashtu vendimin e ish-Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda për shtetasin Beqo Brahimi i cili ishte dënuar me 8 vite burg për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr” duke vendosur pushimin e çështjes ndaj tij për këto akuza, për shkak se me vendim gjyqësor të formës së prerë është dënuar për të njëjtat vepra penale.

Dënimet janë dhënë lidhur me ngjarjet e vitit 2014 në Lazarat.

Lini një Përgjigje