TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Maj 2025, 10:55

Qëlloi me armë në tokë nga automjeti, arrestohet 37-vjeçari ne Durrës; e pëson edhe pasagjerja 

Shkruar nga Pamfleti
Qëlloi me armë në tokë nga automjeti, arrestohet
Foto Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen nr. 13 të Durrësit, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në tokë, ndërsa drejtonte automjetin, me qëllim kanosjen e një 50-vjeçari.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, si dhe një 25-vjeçar që ndodhej në automjetin e tij, për moskallëzim krimi.

"Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, në tokë, ndërkohë që drejtonte automjetin, për të kanosur një shtetas, shpallet në kërkim 37-vjeçari.

Shpallet në kërkim dhe një 25-vjeçar (pasagjer në automjet), për moskallëzim krimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, pas kallëzimit të bërë dje, nga shtetasi D. K. se një shtetas e kishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin e këtij shtetasi dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi I. N., ndërkohë që qarkullonte me automjet, me pasagjer shtetasin R. M., në lagjen nr. 13, Durrës, ka qëlluar me armë zjarri, për të kanosur shtetasin D. K., 50 vjeç, për motive të dobëta, dhe më pas është larguar me automjet.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit I. N., 37 vjeç dhe R. M., 25 vjeç, banues në Durrës, si dhe automjeti i dyshuar i përdorur në këtë ngjarje. Vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

te shtena me arme

Lini një Përgjigje