
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë - Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur rëndë, pasi një automjet ka humbur kontrollin duke përfunduar në parcelat anash rrugës.
Raportohet se i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale V. Sh., i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Rreth orës 20:35 në aksin rrugor “Korçë- Ersekë”, në fshatin Dvoran, shtetasi V. Sh., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi V. Sh., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje