TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Maj 2025, 13:26

I konsideruar si ‘truri’ financiar i organizatës së Suel Çelës, Apeli i GJKKO lë në burg Bujar Shegën

Shkruar nga Pamfleti

I konsideruar si ‘truri’ financiar i organizatës së Suel

Gjykata e Apelit të Posaçëm la të pa ndryshuar masën e arrestit në burg për Bujar Shegen, të arrestuar si pjesë e organizatës kriminale që drejtohej nga Suel Çela.

52-vjeçari Bujar Shega, u ekstradua nga Itali në Shqipëri në prill të këtij viti, i konsideruar si truri financiar i grupit kriminal të Suel Çelës në Elbasan.

Ai akuzohet nga GjKKO, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ai dyshohet se pastronte paratë e grupit të Suel Çelës përmes dy kompanive të tij të pastrimit në qytetin Elbasan.

Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Lini një Përgjigje