TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Maj 2025, 10:51

Sherr mes dy personave në Selanik, shqiptari qëllon me armë

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes dy personave në Selanik, shqiptari qëllon me armë

Një sherr mes një shqiptari dhe një shtetasi gjeorgjian ka ndodhur në Selanik.

Sipas mediave greke, mësohet se shoferi është shqiptar dhe akuzohet se qëlloi me armë në tokë të hënën në mbrëmje, pas një debati që ndodhi në mes të rrugës me një shofer 41-vjeçar, në Evosmos të Selanikut.

Ndaj shqiptrit është ngritur një çështje penale për lëndim trupor dhe shkelje të ligjit për armët.

Incidenti ndodhi kur 30-vjeçari fillimisht debatoi me një shofere femër, të cilën 41-vjeçari, me origjinë nga Gjeorgjia, nxitoi ta mbronte.

Një konfrontim pasoi midis dy burrave, ku i pari përdori dhunë fizike, ndërsa i dyti nxori një armë dhe qëlloi një herë në tokë si kërcënim, përpara se të kthehej në makinën e tij dhe të largohej nga vendi i ngjarjes.

41-vjeçari mbeti i plagosur lehtë nga goditjet që mori.

Lini një Përgjigje