
Një aksident është regjistruar në aksin rrugorë Elbasan-Peqin ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Mësohet se njëri nga automjetet e përfshirë në aksident drejtohej nga një oficer policie i cili kishte dhe dy kolegë të tijtë, të cilët mbetën të plagosur por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
“Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M.(oficer policie).
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi B. M., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (tre të dëmtuarit oficerë policie), dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje