
Gjykata e Posaçme GJKKO, pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, për 4 nga 7 të pandehurit e “Dosjes Metamorfoza”, duke refuzuar gjykimin e shkurtuar ndaj Pëllumb Gjokes, Behar Bajrit dhe Edmond Prekës.
Të tre të pandehurit do të gjykohen me procedurë të zakonshme për shkak se akuzohen për vepra të renda penale.
Ndërsa ish prokurori Xhevahir Lita, Ardit Hasanbegaj, Astmer Bilali dhe ish shefi i Operacionales Oltian Bistri do gjykohen me procedurë të shkurtuar.
Vendimi u dha nga treshja e gjyqtarëve Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka. Në seancën e radhës datë 19 maj ora 15.00, prokuroria e posaçme do japë konkluzionet përfundimtare për personat që do gjykohen me procedurën e shkurtuar.
Lini një Përgjigje