
Një 34-vjeçar i identifikuar si Rushit Sallahu është vrarë me armë zjarri, në fshtin Pla të Hasit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në Has. Sipas informacioneve paraprake një 34-vjeçar i identifikuar si Rushit Sallahu është vrarë me armë zjarri, në fshtin Pla të Hasit. Ky i fundit mësohet se është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij.
Ndërkohë që autori i dyshuar sipas informacioneve paraprake është Ylber Jaku, 41-vjeç i cili mësohet se është arrestuar pak minuta më parë nga policia.
Ngjarja dyshohet se ka pasur lidhje me një sherr të ndodhur një ditë më parë mes mes fisit Sallahu dhe fisit Jaku, ku anëtarët e familjeve janë zënë me shkopinj, ndërsa sot viktima 34 vjeç është gjetur i vrarë me pushkë. Shkak për vrasjen dyshohet së sëhtë bërë një konflikt për pronat. Ngjarja mësoshet se ka ndodhur rreth orës 16:40 ndërsa policia ka sekuestruar dhe armën e krimit.
“Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njoftimi i policisë.
Lini një Përgjigje