TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Maj 2025, 16:54

Policia mësyn në burgun grek, kontrollohet qelia e tre shqiptarëve të rrezikshëm

Shkruar nga Pamfleti

Policia mësyn në burgun grek, kontrollohet qelia e tre

Policia greke ka kryer kontrolle në një qeli ku ndodheshin tre të burgosur shqiptarë në burgun e Nafplios. Mësohet se kontrollet janë kryer pasi ka pasur informacionet se shqiptarët mbanin sende të paligjshme.

Mësohet se kontrolli është ushtruar në qelinë e 51-vjeçarit Gëzim Hamiti, i cili ndodhej së bashku me 38-vjecarin Geni Cato nga Përmeti dhe 45-vjeçarin Edmond Përbasha nga Mirdita.

Cato është person me precedent të rëndë penal, i akuzuar si pjesë e grupeve mafioze greke. Ai është arrestuar pasi është autor i një atentati, ku nga një motor u hap zjarr ndaj një automjeti në lëvizje, si dhe për “shkatërrim prone me eksploziv” të një karburanti. Gjithashtu ka edhe precedentë të mëparshëm për ngjarje të tjera.

Edmond Përbasha ndërkohë, ndodhet i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal të cilin ai e drejtonte, të akuzuar për “trafik droge”, “shkatërrim prone me eksploziv”, “shkatërrim prone me zjarr” dhe “rrahje”.

Përbasha ka qenë më parë në burgun e Janinës, nga ku u transferua, pasi gjatë një hetimi u zbulua se bashkëpunonte me gardianë për shitje droge e pastrim parash. Ai është i dënuar edhe me 20 vjet burg për grabitje me armë.

Lini një Përgjigje