TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Maj 2025, 21:57

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen nënë e bir

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen nënë e bir
Pamje ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në Labinot-Fushë.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur ndërsa të plagosur kanë mbetur 2 persona. Të plagosurit, nënë e bir janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Elbasanit.

“Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:35 në aksin rrugor kombëtar Elbasan–Librazhd në vendin e quajtur Labinot Fushë ka ndodhur një aksident rrugor.

Një automjet ka humbur kontrollin mbi drejtimin e lëvizjes, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, një nënë dhe djali i saj, të cilët ndodheshin në mjet në momentin e ngjarjes.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve nga stafi mjekësor, fatmirësisht të plagosurit nuk ndodhen në rrezik për jetën dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje