
AMP ka pezulluar nga detyra 3 punonjës policie në Tiranë pasi akuzohen për veprime të dhunshme ndaj shoqërimit të të miturve.
Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” në bashkëpunim dhe kundër fëmijëve.
Tre punonjësit janë proceduar penalisht, pasi dyshohen se kanë kryer veprime arbitrare gjatë shoqërimit të shtetasit të mitur me iniciale E. G., me datë 12 prill 2025.
Konkretisht nënkomisarja me inicialet Xh. B dhe 2 oficerët e policisë me inicialet D.M dhe R.D.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të caktuar masa sigurimi për tre punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” në bashkëpunim dhe kundër fëmijëve.
Sipas vendimit të gjykatës, janë caktuar masat e sigurimit personal për katër individë, konkretisht:
Nën Komisare me iniciale Xh. B. – Specialiste / Përgjegjëse turni në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme, Komisariati i Policisë Nr. 1, Tiranë.
Inspektor D. M. – Trupë Shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme, Komisariati i Policisë Nr. 1, Tiranë.
Inspektor R. D. – Trupë Shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme, Komisariati i Policisë Nr. 1, Tiranë”, njoftoi AMP.
Lini një Përgjigje