
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku një 54-vjeçar serb ka ndërruar jetë sot në plazhin e Vlorës.
Sipas policisë, në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, shtetasi serb, J. D., 54 vjeç, dyshohet që sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, ka pësuar “arrest kardiak”.
54- vjeçarit i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjeksor i urgjencës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 54-vjeçarit.
Lini një Përgjigje