
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kishin marrë peng e kishin dhunuar një 20-vjeçar në Tiranë. Policia bën me dije se lidhur me këtë vepër është shpallur në kërkim edhe një person tjetër, nën akuzën e moskallëzimit të krimit.
Mësohet se për motive të dobëta, të arrestuarit kanë marrë me forcë në sheshin “Skënderbej” 20-vjeçarin dhe ushtronin dhunë ndaj tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të marrë ditën e sotme nga një 20-vjeçar, se 3 shtetas i kishin hequr lirinë dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.
Si rezultat:
– u arrestuan shtetasit D. B., 36 vjeç, dhe E. H., 31 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi H. P., 19 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
– u arrestua shtetasi T. K., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Shtetasit D. B., E. H. dhe H. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në sheshin “Skënderbej”, një 20-vjeçar, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa shtetasi T. K. ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar atë në Polici. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.
Lini një Përgjigje