TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2024, 15:39

Krijoi çiflig personal në Bërxullë, Apeli lë në qeli mafiozin e pronave Ymer Markun

Shkruar nga Pamfleti

Krijoi çiflig personal në Bërxullë, Apeli lë në

Gjykata e Apelit ka lënë në qeli Ymer Markun, ish-kryetarin e komunës Bërxullë. Marku akuzohen për “Falsifikim dokumentesh” dhe Pastrim të produkteve të veprës penale, pasi gjatë kohës kur ka drejtuar ish-komunën e Bërxullës në Tiranë, ka abuzuar në dhjetëra raste të tjetërsimit të pronave në këtë zonë.

Gjyqtari Dritan Hasani, ditën e sotme vendosi të lerë në burg Ymer Markun dhe Kujtim Balliun me detyrë ish-drejtor i administrimit dhe menaxhimit të tokës.

Ndërsa ka zbutur masën e sigurisë për ish-kryeplakun, Agim Locin, ndaj të cilit është vendosur “arrest shtëpie”.

Teksa prokuroria e Tiranës, prej më shumë se 1 viti po heton ish-kryetarin e komunës Bërxullë, Ymer Marku, dhe disa zyrtarë të tjerë si të përfshirë në tjetërsimin e dhjetërave sipërfaqe toke në Bërxullë, një hetim paralel për këtë çështje, tashmë është hapur në SPAK.

E gjitha ka nisur në vitin 1998, kur toka ishte pronë e Bashkisë Vorë. Por sipas një plani të koordinuar nga Agim Loci dhe nga kryekomunari Ymer Marku, toka ka shkuar për Kujtim Allmetën. Në vitin 2005, Ymer Marku ka dërguar për verifikim në Këshillin e Qarkut Tiranë, dokumentacionin për disa persona, të idendifikuar vetëm me inicialet: A.A., P.A. dhe Sh.A. Në cilësinë e Kryetarit të Komunës Bërxullë së bashku me kryeplakun e fshatit, Agim Locin, Marku ka nënshkruar planin e rivlerësimit të këtyre pasurive.

Në vitin 2015, Kujtim Balliu specialisti i Zyrës së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës ka konfirmuar kalimin e tokës tek Allmeta, e gjitha me dijeni të Ymer Markut. Po sipas Prokurorisë, Kujtim Balliu, i cili nga muaji Korrik 2011- Shtator të vitit 2015, ka qënë me detyrë Përgjegjës i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Komunës Bërxullë, ka përpiluar shkresat për regjistrimin e tokës dhe ka dërguar Agjencia e Trajtimit të Pronës shkresën origjinale pa numër në emër të Allmetës.

Sipas të dhënave të hetimit, asnjë dokument i lëshuar nga Balliu nuk ishte verifikuar. ‘Kujtim Allmeta, nuk mund të pajisej me AMTP pa numër datë 14.1.1996 (e falsifikuar sipas aktit të ekspertimit) pasi ishte pajisur me AMTP me nr.30 datë 06.01.1996, për pasurinë me nr.133/12, me sipërfaqe 5.100 m2 e llojit arë (sa ka qënë edhe norma për frymë), thuhet në njoftimin e prokurorisë. Por pronën e ka përfituar dhe e ka shitur më pas tek shoqëria “Alko Impex Construsion” për 10.000.000 lekë të reja, pronë e cila është venë në sekuestro.

Lini një Përgjigje