
Gjykata greke ka lënë në burg 50 vjeçarin Eduard Danaj për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Enkelejda Danaj me thikë më 16 maj në Athinë.
Mbi të rëndon akuza e vrasjes me dashje në gjendje të qetë dhe armëmbajtje pa leje.
“Kam bërë një gabim të madh dhe jam penduar që në momentin e parë për atë që kam bërë. Unë rrëfej gjithçka dhe në këtë fazë nuk do të shfrytëzoj të drejtat e mia ligjore”, mësohet se ka thënë ai gjatë kërkimit të faljes.
Sipas medieve greke ai ka hedhur poshtë lajmet se nuk pranoi të firmoste për të lejuar fëmijën e tij të shkonte në Shqipëri, në varrimin e nënës së tij.
“E mohoj kategorikisht atë që u tha, se gjoja nuk kam dhënë pëlqimin që fëmija im të shkojë në varrim, kam nënshkruar menjëherë një deklaratë të përgjegjshme ku jap pëlqimin që ai të udhëtojë jashtë vendit”, ka thënë ai.
Lini një Përgjigje