
Zbardhen detaje të tjera nga grabitja e argjendarisë në Kamëz. Një nga autorët sipas dëshmisë së pronares ka pasur dialekt jugor, ndërsa kanë arritur të marrin rreth 1kg flori.
Makina tip “BMW GT” nuk ka pasur targat e saj për shkak se targat e përdorura i përkasin një automjeti tip Hyundai. Dyshohet se targat janë vjedhur, teksa po ashtu ka dyshime se dhe vetë makina është grabitur.
Fillimisht autorët kanë ardhur nga Fushë Kruja ndërsa janë larguar në drejtim të Laknasit.
Lini një Përgjigje