TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Nëntor 2023, 14:36

Dhunuan dhe grabitën mësuesin në Greqi, arrestohen 4 persona; mes tyre edhe 36-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Dhunuan dhe grabitën mësuesin në Greqi, arrestohen 4 persona; mes

Një 54-vjeçar ka mbetur viktimë e një grabitjeje, në zonën e Kordelio-s në Selanik nga tre të mitur të cilët e kanë sulmuar dhe i kanë marrë unazën dhe një varëse floriri.

Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi paraditen e djeshme në afërsi të rrugës 25 Marsi, kur tre të mitur, dy romë 16 dhe 15 vjeç dhe një 17 vjeçar me origjinë shqiptare, kanë pikasur mësuesin 54-vjeçar dhe e kanë sulmuar në mes të rrugës.

Pasi e kanë kërcënuar dhe rrahur, ata i kanë vjedhur varësen dhe unazën dhe më pas janë larguar, ndërsa 54-vjeçari ka lajmëruar policinë.

Mobilizimi ka qenë i menjëhershëm dhe efektivët kanë lokalizuar 54-vjeçarin duke i dhënë ndihmën e parë, ndërsa brenda një kohe të shkurtër, kanë arrestuar tre autorët e mitur si dhe një 36-vjeçar me origjinë shqiptare i cili dyshohet të jetë daja i 17-vjeçarit.

Ata akuzohen për veprat penale të grabitjes në bashkëpunim.

arrestim greqi shqiptari

Lini një Përgjigje