TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Nëntor 2023, 12:43

Vdekja e Lear Kurtit, Prokuroria e Tiranës pushon çështjen

Shkruar nga Pamfleti
Vdekja e Lear Kurtit, Prokuroria e Tiranës pushon çështjen
Lear Kurti

Prokuroria e Tiranës ka vendosur pushimin e çështjes për vdekjen e 32 vjeçarit Lear Kurtit. Sipas hetimeve ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga mbidoza e lëndës narkotike.

Kërkesa e prokurorisë së bashku me rezultatet e hetimit është dorëzuar në gjykatë.

Ngjarja ndodhi në 22 tetor të vitit të kaluar.

Si ndodhi ngjarja?

Mbrëmjen e 19 tetorit rreth orës 23:00, Lear Kurti ka qenë duke lëvizur në këmbë në rrugën “Riza Çuka” kur një patrullë e komisariatit nr 3 i ka kërkuar të ndalonte, por 32-vjeçari nuk iu bind duke u larguar me vrap. Pas një arratie rreth 400 metrash i riu u kap nga policia në rrugën “Don Bosko”. Në njoftimin paraprak, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se gjatë shoqërimit 32-vjeçari ka shfaqur problem shëndetësore dhe është kërkuar ndihma e urgjencës. Burime nga uniformat blu thanë se i riu ka pasur dridhje trupi dhe të vjella.  Duke qenë se gjendja e të riut po përkeqësohej si u dërgua me mjetet e policisë në spital ku ndërroi jetë.

Sipas njoftimit, nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore. Nuk rezultoi që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe u konstatuan shenjat e krijuara në momentin e prangosjes.

lear kurti

Lini një Përgjigje