TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Nëntor 2023, 12:17

Masakra e Don Boskos, prokuroria mbyll hetimet për Nikollë Sherrniku

Shkruar nga Pamfleti
Masakra e Don Boskos, prokuroria mbyll hetimet për Nikollë
Mimoza Paja dhe Nikollë Sherrniku

Nikollë Sherrniku do të japë llogari përpara drejtësisë për akuzën e “krijimit të kushteve për të kryer vrasje” në lidhje me masakren e Don Boskos ku gjatë sulmit mbi lokalin e Fatjon Muratit mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja.

Prokuroria e Tiranës ka finalizuar hetimet dhe pritet te dorëzojë dosjen ndaj Sherrnikut për gjykim.

Sipas prokurorisë i pandehuri gjatë kohës që ishte vendosur nen masën e arrestit në shtëpi, ka udhëtuar nga Shqipëria drejt Gjermanisë ku në një servis në pronësi të një shtetasi nga Kosova mori atje target, të cilat u përdoren në masakrën e Don Boskos.

Pas ngjarjes me një të vrarë dhe 5 të plagosur, autorët e shkrumbuan automjetin që përdoren në krim në fshatin Likmetaj.

Rezultoi se automjeti ishte pajisur me një targë gjermane dhe hetimet zbuluan se ishte pikërisht Nikollë Sherrniku që disa muaj përpara masakrës kishte vjedhur targa në servisin në Gladbeg të Gjermanisë.

I pandehuri i kundërshton akuzat dhe pretendon se ska asnjë lidhje me ngjarjen, por tashmë i duhet të përballet me gjykatën.

Mbrëmjen e 12 Marsit 2023, një togë qitësish, qëlluan me breshëri armësh lokalin në pronësi të vëllezërve Fation dhe Ervis Murati në rrugën ‘Anastas Shundi’ në Tiranë, ngjarje ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit Mimoza Paja dhe u lëndua mbesa e saj, vetëm 10 vjeçare.

Të plagosur mbetën edhe Shehat Murati, Astrit Memaj, Genci Shaholli, Ermir Dajçuk dhe Emanuel Çala. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrje.

mimoza paja masakra e don boskos nikollë sherrniku

Lini një Përgjigje