TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Nëntor 2023, 13:30

SPAK vë në sitë pasuritë e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Policisë, zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti
SPAK vë në sitë pasuritë e disa zyrtarëve dhe
SPAK vë në sitë pasuritë e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Policisë

Prokuroria e Posaçme ka vënë në sitë pasuritë e disa zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të Policisë.

Burime nga struktura antikorrupsion, kanë konfiruar se një hetim pasuror po kryhet ndaj Oltion Bistrit, ish drejtorin e forcave Operacionales, ish-shefin e Kurbinit Dritan Metaj, ish shefin e krimeve të komisariatit nr.6 Dedan Gjoni, shkruan TCH.

Hetim pasuror po kryhet edhe ndaj ish shefit i krimeve kundër personit në Shkodër, Ardit Hasanbega. Të gjithë janë nën arrest me burg. Gjithashtu, edhe për Sokol Idrizajn, po bëhen verifikime për pasurinë e tij.

Mësohet se prokuroria e posaçme po verifikon edhe pasuritë e disa ish zyrtarëve të tjerë të policisë mes tyre Erzen Breçani dhe një polic Arlind Ismailukaj, i kapur në hetimin e Kurbinit, ku u shpall sërish në kërkim Gezim Cela, një ish-oficer policie i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Arrestimi i Erzen Breçanit dhe Dedan Gjonit

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një  grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri pjesë e së cilës dyshohen se janë zyrtarë të policisë dhe ish zyrtarë. 

Nga 11 persona për të cilët ishin lëshuar urdhra arresti, në pranga ranë ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni dhe Bujar Germizi emër i njohur i botës së krimit në Kukësi.

Arrestimi i Erzen Breçanit bashkë me Dedan Gjonin, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë u bë mbrëmjen e 20 nëntorit 2023. Të dy janë arrestuar pranë stadiumit ‘Air Albania’, pasi kishin prerë bileta për të parë ndeshjen e kombëtares me Ishujt Faroe.

Breçani dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

Arrestimi i Oltion Bistrit

Ndërkohë mes të arrestuarve në oporacionin Metamorfoza në korrik të këtij viti, mes emrave të zyrtarëve të lartë të policisë, u arrestua me urdhër të SPAK, Oltion Bistri, ish-shefi i Operacionales.

SPAK vë në sitë pasuritë e disa zyrtarëve dhe
Oltion Bistri

Siç edhe është raportuar më herët, Bistri ishte shkarkuar më parë nga detyra e sipërcituar, për t’u emëruar si Specialist në Drejtorinë e Krimeve në Volum.

Kujtojmë se Bistri kishte marrë detyrën e Shefit të Operacionales, një pozicion me rëndësi për përgjimet në strukturën e Policisë, vjet në shkurt. Me ndryshimet e reja në Policinë e Shtetit drejtoria e Krimeve është ndarë në dy sektorë, në Volum dhe të Rënda, ndërkohë, që ndarja bëhet sipas rëndësisë së kriminalitetit.

Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit. Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë.

Arrestimi i ish-shefit të Kurbinit Dritan Metaj

SPAK vë në sitë pasuritë e disa zyrtarëve dhe

Dritan Metajn, ish-shefi i komisariatit të Kurbinit, u arrestua nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të trafikantit të drogës Gëzim Çelës.

Metaj në dosjen e SPAK del me rol të rëndësishëm të trafikut të drogës, vijimësi e operacionit “Flakë në Det”, i nisur që në 15 gusht të këtij vitit. Thuhet se për Metën dhe Çelën janë zbuluar dhjetëra komunikimeve në celular, një pjesë e të cilëve u sekuestruan pasi u kap veliera në det duke u djegur. Mes tyre janë gjetur biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelajn dhe 2 të tjerët të shpallur në kërkim.

spak pasuritë e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të policisë

Lini një Përgjigje