TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Nëntor 2023, 12:52

Ishin nisur nga Maqedonia e Veriut për festën e Pavarësisë, autobusi me nxënës përplaset te “Kthesa e Murrashit”

Shkruar nga Pamfleti

Ishin nisur nga Maqedonia e Veriut për festën e Pavarësisë,

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Librazhd, ku një automjet është përplasur me një autobus në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Autobusi me targa të Gostivarit po transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në Festat Kombëtare të 28 & 29 Nëntorit në Vlorë e Tiranë.

Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar asnjë nxënës.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit. Dyshohet se një ndër shkaqet mund të jetë moti i keq me reshje të dendura shiu dhe mjegull.

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar policia dhe autoambulanca.

Lini një Përgjigje