
Një argjendari është grabitur pasditen e sotme në qytetin e Kamzës, nga tre persona të pa identifikuar. Ende nuk dihen rrethanat ngjarjes, por mësohet se grabitësit kanë hyrë në dyqan dhe ka marrë disa bizhuteri e më pas janë larguar e shpejtësi me anë të një mjeti tip 'BMW'
Punonjësit e argjendarisë, kanë deklaruar se nuk është arritur që grabitesit të marrin para nga kasa.
Ndërkohë që grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur detaje lidhur me identitetin e grabitësve. Njëri prej autorëve dyshohet se kishte armë zjarri me vete.
“Kamëz/ Informacion paraprak. Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip "BMW".
Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda. Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje”, njofton policia.
Lini një Përgjigje