
Pasditen e sotme u grabit një argjendari në qytetin e Kamzës, ku 3 persona të armatosur u futën në dyqan dhe vodhën disa bizhuteri e më pas u larguan me një makinë.
Me arritjen e policisë në vendngjarje është bërë e mundur sekuestrimi i kamerave të sigurisë dhe ka nisur këqyrja e tyre. Sipas asaj që raportohet dhe fotove të siguruara nga burimet mësohet se bëhet fjalë për një mjet tip “BMW” ngjyrë e bardhë.
Konkretisht kjo që shihet në fotot e mëposhtme. Aktualisht policia po punon për të identifikuar pronarin e makinës, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në disa zona për kapjen e autorëve.


Lini një Përgjigje