TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Nëntor 2023, 19:16

Sekuestrohen mbi 26 kg kanabis pranë kufirit me Greqinë, arrestohen dy shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrohen mbi 26 kg kanabis pranë kufirit me Greqinë, arrestohen dy

Rreth 26 kilogramë lëndë narkotike kanabis janë sekuestruar pranë kufirit greko-shqiptar, në Kapshticë. Sipas informacioneve prej operacionit të zhvilluar nga policia kufitare greke nisi me kontrollin në një banesë në pronësi të një shtetasi grek, aty ku u gjetën 27 pako me kanabis me peshë totale 26.2 kilogramë.

Nga hetimet rezulton se këtë sasi droge e kanë futur në Greqi dy shtetas shqiptarë ditën e djeshme në orët e para përmes një automjeti dhe më pas e kanë çuar në banesën e grekut 36 vjeçar.

Mjeti i transportit u gjet në Follorinë dhe brenda tij shoferi dhe pasagjeri, shqiptarë të moshës 32 dhe 37 vjeç. Brenda në mjet kishte vende të improvizuara për transportin e drogës.

greqi 26 kg kanabis

Lini një Përgjigje