
Detaje të reja kanë dalë lidhur me grabitjen e argjendarisë në Kamëz. Sipas policisë, tre persona të maskuar nën kërcënimin e një automatiku kanë grabitur një argjendari në Kamëz dhe janë larguar me një automjet tip 'BMW'.
Policia njofton gjithashtu se kanë ngritur pika kontrolli në disa pika për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tyre.
“Kamëz/ Informacion paraprak. Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip "BMW".
Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda. Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje”, njofton policia.
Lini një Përgjigje