Dalin në dritë të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë në burgun e Koridhalosit në Greqi, ku u vra Jani Aliaj.
Ky i fundit rezulton i dënuar me burg përjetë për disa vrasje, ku më e njohur është ajo e Elton Çiços. Sipas mediave greke, si autori ashtu dhe viktima kanë pasur përplasje të shumta mes tyre. Aliaj ka marrë dy goditje në qafë nga një thikë e improvizuar, duke e lënë të vdekur.
Aliaj është i lindur në Tepelenë dhe i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e bujshme në 1 maj 2016 në Tiranë, ku u vra Elton Çiço në lokalin 'De Niro" në zonën e ish-bllokut.
Në vitin 2000 Jani Alia vret me thikë E.Ballazhiun, në fshatin me emrin Zhabakin. E. Ballazhiu, 20 vjeç, ishte shok fëmijërie me Elton Çiçon. Ata ishin rritur bashkë në Tepelenë, ndërsa Çiço ishte interesuar shumë për të mësuar se kush ishte vrasësi i shokut të tij.
Në momentin që ka marrë vesh se kush ishte vrasësi i shokut të tij, Elton Çiço i ka dërguar fjalë në burg Alisë, duke i thënë se do merrtë hak për këtë vrasje.
Jani Alia, në atë kohë 23 vjeç, ishte arrestuar nga policia greke dhe mbahej në paraburgim. Rreth 3 vite më vonë edhe Elton Çiço arrestohet nga policia greke dhe burgoset në burgun e Koridhalos. Ironia e fatit bën që në të njëjtin burg të jetë edhe Jani Alia, i dënuar me 18 vjet për vrasje, ndërsa Çiço u dënua me 5 vite për drogë.
Aty ndodhi edhe përplasja e parë fizike mes tyre, pasi Çiço plagosi me thikë Alinë, gjatë kohës që kishin dalë në ajrim. Disa javë pas ngjarjes, Jani Alia del nga burgu me leje, pasi kishte kaluar 10 vite në qeli, por nuk kthehet më dhe shpallet në kërkim nga policia. Pak kohë më pas del edhe Elton Çiço, pasi përfundon dënimin. Pas këtij momenti fillojnë edhe atentatet.
Lini një Përgjigje