Dy vëllezër nga Gjirokastra janë arrestuar, pasi dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e një personi. Sipas informacioneve nga policia, ngjarja ka ndodhur në vitin 2018 në Dibër.
Nga kontrolli në banesën e dy vëllezërve, uniformat blu gjetën dhe sekuetsruan 3 armë zjarri (2 kallashnikovë dhe 1 pushkë), 1 armë e ftohtë 3 krehëra dhe municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë.
Të arrestuarit janë Kelmend dhe Klodian Krusa.
"Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë arrestuar dy vëllezër, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e një shtetasi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018 në qarkun Dibër.
Gjatë kontrollit të banesave të tyre në Gjirokastër, policia sekuestroi:
3 armë zjarri (2 kallashnikovë dhe 1 pushkë),
1 armë e ftohtë (thikë),
3 krehëra dhe municion luftarak,
1 maskë dhe 3 aparate celularë.
Armët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve në Institutin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur në vrasjen e vitit 2018 apo në ngjarje të tjera kriminale.
Strukturat hetimore të DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë rast", njofton policia.
Lini një Përgjigje