TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Janar 2026, 08:46

Të shpallur në kërkim nga Kosova, arresohen dy persona në Tiranë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Të shpallur në kërkim nga Kosova, arresohen dy persona në
Momenti i arrestimit

Dy persona u arrestuan nga Policia me qëllim ekstradimin ndaj Kosovës.

Sipas një njoftimi zyrtar, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan fazat 78-të dhe 79-të të operacionit policor të koduar “Operacionalja”.

Në qytetin e Tiranës, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve R. B. dhe G. H., banues në Tiranë.

Këta dy shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK/Kosovë, më datë 13.01.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për këta dy shtetas, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal”, në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Shtetasit u ndaluan me qëllim ekstradimin drejt autoriteteve të Kosovës, njoftoi Policia.

Lini një Përgjigje