TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Janar 2026, 07:31

Përplasen ‘kokë më kokë’ dy automjete në Lungomare, plagoset drejtuesi

Shkruar nga Pamfleti
Përplasen ‘kokë më kokë’ dy automjete në
Pamje nga aksidenti

Një aksident rrugor është regjistruar një natë më parë në zonën e Lungomares, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, një prej makinave ka dalë nga rruga, duke shkaktuar panik te kalimtarët dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Drejtuesi i automjetit tip Volkswagen ka marrë ndihmë mjekësore menjëherë pas aksidentit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara mund të ketë qenë një nga faktorët, pasi aksidenti ka ndodhur në një zonë ku qarkullimi me shpejtësi të lartë nuk lejohet.

Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Përplasen ‘kokë më kokë’ dy automjete në

aksident ne vlore

Lini një Përgjigje