TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Janar 2026, 16:49

Aksident i rëndë në Fushë Milot, 4 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Fushë Milot, 4 persona të plagosur
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë urës së Milotit. Raportohet se si pasojë e aksidentit, të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se një automjet është përplasur me një furgon, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident nuk kanë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa pritet që ambulanca të transportojë të plagosurit në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

"Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Fushë-Milot – Lezhë, janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues shtetasin B. P. dhe tjetri me drejtues shtetasin C. Sh..

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin B. P., konkretisht shtetaset D. K., F. C., D. A. dhe Xh. N., si dhe bashkëshortja e shtetasit C. Sh., shtetasja Sh. Sh.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje