TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Janar 2026, 17:25

Aksidenti në aksin Lezhë-Laç, reagon policia: Përplasen 2 automjete, 5 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti në aksin Lezhë-Laç, reagon policia: Përplasen 2
Pamje nga aksidenti

Policia ka reaguar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të Milotit.

Mësohet se 5 persona mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes së fortë, ndërsa 2 automjete janë përfshirë në aksident.

Të plagosur kanë mbetur 4 pasagjerët që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin B. B. si dhe bashkëshortja e shtetasit C. Sh, që drejtonte automjetin tjetër. Ndërkohë, 5 të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

Nga verifikimet paraprake të kryera nga Policia Rrugore, rezulton se drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident nuk kanë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak-Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Fushë-Milot – Lezhë, janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues shtetasin B. B. dhe tjetri me drejtues shtetasin C. Sh.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin B. B., konkretisht shtetaset D. K., F. C., D. A. dhe Xh. N., si dhe bashkëshortja e shtetasit C. Sh., shtetasja Sh. Sh. Të dëmtuarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Lini një Përgjigje