TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Janar 2026, 10:00

Arratisja e Altin Ndocit, ‘arrest në burg’ për drejtorin e Burgut të Durrësit; mjekja lihet në ‘arrest shtëpie’

Shkruar nga Pamfleti
Arratisja e Altin Ndocit, ‘arrest në burg’ për drejtorin e
Arratisja e Altin Ndocit

Gjykata e Durrësit vendosi arrest në burg për drejtorin e arrestuar të burgut të Durrësit Indrit Cërloj dhe arrest në shtëpi për mjeken e institucionit Ylfete Sema, duke lënë kështu në fuqi vendimin paraprak për këta dy shtetas.

Ndërkohë shtunën e kaluar gjykata e Durrësit la në qeli 3 nga 8 të arrestuarit e tjerë për arratisjen e Altin Ndocit, ndërsa dy të tjerë u lanë arrest shtëpie dhe tre detyrim paraqitjeje.

Ndoci konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore ndërsa akuzohet nga SPAK për përkrahja e autorit të krimit, konkretisht shtetasit Talo Çela, gjatë viteve 2020 – 2021 në qytetet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, në lidhje me vrasjen e Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia.

Po ashtu ai akuzohet për “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Si u arratis Altin Ndoci

E gjithë arratia e Altin Ndocit i ngjason një filmi amator aksioni. Në gjithë itinerarin e rrugës së tij, nga burgu i Durrësit për në spitalin Rajonal, procedurat standard janë shkelur haptazi, thuajse në çdo hallkë. Ndërsa momenti i arratisjes, siç përshkruhet në dosjen e Prokurorisë, e bën dhe më banale të gjithë historinë: dy policë që shtrihen përdhe nga një grusht i vetëm, njëri prej tyre që rrëzohet nga shkallët e spitalit ndërsa vihet në ndjekje, dhe e shtëna paralajmëruese, jo në ajër po në tokë, për të trembur Ndocin që i kishte humbur nga sytë, duke hipur në makinën që e priste te hyrje e jashtme e spitalit.  

arratisja e altin ndocit

Lini një Përgjigje