TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Janar 2026, 14:07

Mbushi makinën me klandestinë, kapet 31-vjeçari kuksian

Shkruar nga Pamfleti
Mbushi makinën me klandestinë, kapet 31-vjeçari kuksian
Pamje nga arrestimi

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se po transportonte disa shtetas të huaj të kalonin kufirit në mënyrë të paligjshme.

31-vjeçari Kreshnik Gaxha  u kap duke transportuar drejt Kukësit, 6 emigrantë nga Egjipti. 

"Finalizohet pas 1 muaji hetim me metoda speciale, operacioni i koduar “Relay 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Transportonte drejt Kukësit, nëpërmjet rrugës së vjetër të Rinasit, 6 emigrantë nga Egjipti, që synonin të kalonin ilegalisht, në shtetet e BE-së, arrestohet 31-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, dhe 2 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda speciale, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të një shtetasi që dyshohej se transportonte emigrantë, kundrejt pagesave, nga Tirana drejt Kukësit, me qëllim kalimin ilegal, fillimisht në Kosovë dhe më pas në shtete të BE-së, finalizuan fazën e tretë të operacionit “Relay”.

Gjatë operacionit u kap autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi K. G., 31 vjeç, banues në Kukës.

Në automjetin që drejtonte ky shtetas, në rrugën e vjetër të Rinasit, ishin 6 emigrantë nga Egjipti.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

arrestim trafikim

Lini një Përgjigje