TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Janar 2026, 15:44

I akuzuar si bashkëpunëtor për vrasjen e Mondi Mëhallës, Apeli lë në burg Xhino Agon

Shkruar nga Pamfleti

I akuzuar si bashkëpunëtor për vrasjen e Mondi

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur masën ‘arrest në burg’ Xhino Agon duke lënë në fuqi vendimin e 05.12.2025 te Gjykatës së Shkallës Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se Apeli ndryshoi vetëm njërën pikë, në lidhje me vlerësimin e arrestimit në flagrancë për personin nën hetim.

Xhino Ago e shpalli të paligjshëm pasi nuk është prangosur në flagrancë. Ago dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhalla.

Xhino Ago akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sipas policisë, autorët kanë përdorur një automjet që ishte në pronësi të Agos ndërsa ky i fundit dhe Mëhalla ishin ortakë. Mëhalla rezulton që në mars 2023 t’i ketë shitur të dyshuarit për vrasje, Xhino Ago, kompaninë e tij të dhënies me qira të makinave dhe shërbimeve taksi, “Albania Car Agency”. 

Rolet në vrasje:

Kujtim Pisha (roja i karburantit), bashkëpunëtor në krim

Xhino Ago – Ish-ortak me Mondi Mëhallën, porositës i krimit, i dyshuar

Marselo Arani dhe Armando Kola – autorët e atentatit

Kujtojmë se, Mondi Mëhalla u ekzekutua me dy plumba në kokë dhe një në trup mbrëmjen e 30 nëntorit sapo kishte dalë nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil”, dhe hyri në makinë. Ai u qëllua në kokë me 2 plumba pistolete, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Njëri nga autorët doli nga makina “Audi”, u afrua dhe qëlloi. Dy autorët u larguan më pas drejt Librazhdit, ku edhe dogjën automjetin në Mirakë, brenda të cilit u gjet e djegur pistoletën Beretta, të përdorur në krim.

Lini një Përgjigje