Autori që goditi me thikë Aliajn, është po ai që vrau 47-vjeçarin shqiptar Artur Bashimi më 18 gusht në Athinë.
Ditën e sotme është vrarë me thikë një figurë shumë e njohur në botën e krimit, Jani Aliaj.
Autori i krimit është grek dhe është i dënuar përjetë për vrasjen e një tjetër shqiptari në gusht të vitit 2025, sipas mediave greke.
Dyshohet se autori që goditi me thikë Aliajn, është po ai që vrau 47-vjeçarin shqiptar Artur Bashimi më 18 gusht në Athinë.
27-vjeçar grek, i cili rezultoi të jetë dhe përdorues droge, i tha asokohe policisë se u pagua 15 mijë euro për vrasjen e Bashimit.
I riu pretendoi se nuk e njeh pasi urdhri iu përcoll përmes kontakteve nga burgu.
Artur Bashimi ishte me precedentë penalë në Greqi për vjedhje dhe përfshirje në organizata kriminale. Ai u arrestua për herë të parë në shkurt 2022 si pjesë e një grupi që kryente grabitje në mjetet e transportit publik dhe sërish në prill 2024 për akuza të ngjashme.
I ndjeri, ishte vëllai i Marsel Bashimit me një dosje "të rëndë" i arrestuar me Bledar Jambellin në Greqi, i njëjti që në Shqipëri akuzohet si porositës i vrasjes së Komisar Artan Cukut.
Krimi ndodhi në orën 21:25 të mbrëmjes së 18 gushtit në kryqëzimin e rrugëve Michael Voda dhe Rodou në Athinë.
Autori i krimit, me motoçikletë, iu afrua Bashimit dhe e qëlloi duke e lënë të vdekur në vend. Në vendngjarje u sekuestrua një fishek dhe një gëzhojë arme zjarri.
Autoritetet greke dyshojnë se edhe ekzekutimi i Jani Aliajt është porositur nga jashtë burgut dhe është kryer kundrejt pagesës.
Sipas të dhënave paraprake të hetimit, Aliaj është goditur dy herë me thikë brenda qelisë së tij.
Hetimet vijojnë për të zbardhur rrjetin kriminal që qëndron pas këtyre vrasjeve dhe për të identifikuar porositësit e mundshëm të ekzekutimeve.
Lini një Përgjigje