TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Gusht 2023, 08:07

Mbeti i vrarë gjatë një sherri në Itali, zbardhet identiteti i 23-vjeçarit shqiptar   

Shkruar nga Pamfleti

Mbeti i vrarë gjatë një sherri në Itali, zbardhet identiteti
Një shqiptar ka mbetur i vrarë në Sirolo të Italisë. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku 23 vjeçari është vrarë me shtizë peshkimi nga një person me origjinë nga Algjeria.

Ngjarja e rëndë u shënua në Sirolo të Italisë, ku ka mbetur i vrarë një 23-vjeçar shqiptar.

Makina ku ndodhej algjeriani nuk i jepte përparsi makinave të tjera, ndërsa vetë lëvizte shumë ngadalë. Ka pasur një përplasje fizike mes autorit dhe një personi, që mendohet se ishte i shoku i tij.

I riu ka ndërhyrë për të shuar sherrin kur është goditur në gjoks me shtizë peshkimi nga algjeriani.

Viktima është identifikuar si Klajdi Bitri, një punëtor 23-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Ankona.

Mbeti i vrarë gjatë një sherri në Itali, zbardhet identiteti
Viktima, Klajdi Bitri, autori i vrasjes dhe foto nga vendi i ngjarjes

Mbeti i vrarë gjatë një sherri në Itali, zbardhet identiteti

Lini një Përgjigje