TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Gusht 2023, 07:45

Vritet me armë zjarri 23-vjeçari shqiptar në Itali, zbardhen detajet e para 

Shkruar nga Pamfleti
Vritet me armë zjarri 23-vjeçari shqiptar në Itali, zbardhen
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një 23-vjeçar nga Shqipëria është vrarë me armë zjarri.

Mediat italiane raportojnë se 23-vjeçcari shqiptar është qëlluar për vdekje me armë gjahu nga një algjerian.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Sirolos në Ancona pranë hyrjes së një parkingu.

Raportohet se sherri i nisur para parkingut ka qenë shkëndija që çoi në vrasje.

I riu shqiptar ka ndërhyrë për të mbrojtur një shokun e tij, i cili ishte sulmuar nga algjeriani. Shqiptari në përpjekje për të qetësuar gjakërat është qëlluar në gjoks nga algjeriani.

Ky i fundit ka arritur të arratiset, ndërsa trupi i shqiptarit ka mbetur në tokë. Pas dy orësh kërkime policia italiane ka arritur të arrestojë autorin i cili do merret në pyetje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje