TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Gusht 2023, 18:30

E rëndë në Tepelenë/ Gjendet pa shenja jete 52-vjeçari, dyshohet se ka vrarë veten me automatik

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Tepelenë/ Gjendet pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë, ku një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete në kopshtin e banesës së tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Progonat, është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. A., 52 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, 52-vjeçari përdorte medikamente për shëndetin mendor, pasi vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

tepelene automatik pa shenja jete

Lini një Përgjigje