TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Gusht 2023, 14:45

Tentuan të kalojnë ilegalisht dhe qëlluan me armë policinë në kufirin me Kosovën, gjykata lë në burg pa afat 6 sirianët

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të kalojnë ilegalisht dhe qëlluan me armë

Gjykata e Kukësit ka lënë në burg pa afat gjashtë shtetasit sirianë të cilët qëlluan ndaj efektivëve të policisë dhe tentuan të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin Kosovë-Shqipëri.

Sipas informacioneve mësohet se gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë burg pa afat për gjashtë shtetasit sirian të cilët sipas prokurorisë së Kukësit akuzohen për vrasje të punonjesve të policise e mbetur në tentative, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve e municioneve dhe kalim të paligjshem të kufirit.

Sot ishte afati i fundit i ezaaurimit të masës arrest me burg për periudhën tre mujore ndërkohë që prokuroria e Kukësit kerkoi caktimin e masës së arrestit burg pa afat.

Policia njofton se bëhet fjalë për-A. B., 27 vjeç, me shtetësi algjeriane, si dhe M. N., 25 vjeç, N. A., 20 vjeç, M. Sh., 21 vjeç, M. R., 20 vjeç dhe R. L., 40 vjeç, të pestë me shtetësi siriane.

Arrestimi i shtetasve sirianë u bë me datën 26 maj 2023 pas tentativës për kalimin e kufirit Shqipëri-Kosovë. Në aksionin e përbashkët mes policisë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës pati shkëmbime zjarri e për pasojë një polic i kufirit mbeti i plagosur në këmbë.

6 siriane arme polici kosove

Lini një Përgjigje