
Një 42-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar trafik droge. Mësohet se Jashar Shimka u kap në një bilardo në Komunën e Parisit, ku edhe u ndalua nga forcat e rendit.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firenzes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Sakaq, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e Shimkës drejt Italisë.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The wanted”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Komisatiatit të Policisë Nr. 2, në një bilardo në Komunën e Parisit, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin J. Sh. (G)., 42 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firenzes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë."-njofton policia.
Lini një Përgjigje