TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Gusht 2023, 08:39

Plas sherri në një dasmë në Bulqizë, plagoset 25-vjeçari 

Shkruar nga Pamfleti

Plas sherri në një dasmë në Bulqizë, plagoset

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ostren të Bulqizës, teksa një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. Mësohet se Besnik Kurti është plagosur pas një sherri gjatë një dasme, për motive ende të pazbardhura nga një 18-vjeçar.

Sakaq, raportohet se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ka marrë 5 plagë dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Autori Aranit Alushi, 18 vjeç, banues në Ostren është arrestuar nga policia.

Gjatë këtij konflikti ka ndërhyrë për t'i ndarë dhe shtetasi K.K., i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.

"Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në njësinë administrative Ostren , pas një konflikti të çastit, shtetasi A.A., 18 vjeç, banues në Ostren, ka plagosur me thikë shtetasin B.K.,25 vjeç, banues po në Ostren, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Gjatë këtij konflikti ka ndërhyrë për ti ndarë dhe shtetasi K.K., i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Policisë Bulqizë dhe strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, u bë e mundur kapja dhe arrestimi 18-vjeçarit, si autor i dyshuar i ngjarjes."-njofton policia.

Lini një Përgjigje