TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Gusht 2023, 18:16

Vdekja e të riut në Sarandë, dëshmitari rrëfen ngjarjen: Po prisnim të dilnin këngëtarët, kur stafi filloi të bërtise

Shkruar nga Pamfleti

 

Vdekja e të riut në Sarandë, dëshmitari rrëfen
I riu i vdekur dhe pronari i lokalit

Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange”.

Një qytetar i cili ishte i pranishëm në klubin e natës, bëri të ditur se ata ishin duke pritur këngëtarët të dilnin në skenë, por stafi filloi të bërtiste e më pas erdhi ambulanca.

“Ishte shumë e dhimbshme po prisnim te dilnin këngëtarët në skena kur filluan duke bërtitur stafi. Erdhi ambulanca e nxorën të shkretin pa jetë… gjynah djali ri. Kjo është jeta se dimë kur e kemi”, thotë një dëshmitar te JOQ.

“Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje