TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Gusht 2023, 10:42

U përplasen nga makina që drejtonte italiani, kush janë dy efektivët e "Shqiponjave" të aksidentuar në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

U përplasen nga makina që drejtonte italiani, kush janë dy

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti në Sarandë, ndërsa janë identifikuar dy efektivët e forcave "Shqiponja" që u përplasën me një makinë.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në Qafe Gjashë, ku motori i forcave “Shqiponja” të Tiranës, i ardhur për të asistuar policinë e Sarandës, është përplasur me një mjet të drejtuar nga shtetas italian.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar dy efektivët, Ronaldo Cahani dhe Adrian Meta.

Mësohet se të dy efektivët janë të shtuar në spital, ndërsa Meta për pak do të futet në sallën e operacionit, pasi ka thyer një gisht të dorës.

 

sarande efektive

Lini një Përgjigje