Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Club Orange në Sarandë.
17 vjeçari Antonio Delilaj ka qenë duke marrë disa koli uje nga bodrumi për tek bari dhe ishte brenda ashensorit kur është këputur njëra nga kavot horizontale të tij dhe i ka kapur kokën.
Mjaft rrethana të ngjarjes ende janë të paqarta.
Kamarieri ishte i afërm i pronarit të lokalit dhe ishte nga fshati Gjashtë i Sarandës.
Policia ka arrestuar në flagrancë Lulëzim Allkushi pasi rezulton se 43-vjeçari kishte montuar ashensorin e lokalit. Ndërsa është shpallur në kërkim pronari i lokalit Spiro iljadhi dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.
Allkushi akuzohet për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”
Lini një Përgjigje